102
Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme të vogla në disa ndërtesa dhe rrugë të kryeqytetit.
Kështu ka njoftuar Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës.
“Ekipet tona kanë dalë në terren për të bërë sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër”, thuhet në reagim.
Komuna ka këshilluar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
“Ju lutemi të keni kujdes të shtuar, shmangni në maksimum lëvizjet e panevojshme dhe për çdo rast lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44