Juventusi nuk e ka harruar Berardin, do të tentojë sërish në janar

by Nexhat

Juventusi mund të provojë sërish të afrojë yllin e Sassuolos, Domenico Berardi në afatin kalimtar të janarit.

Nuk është sekret që Bianconerët u përpoqën të siguronin Berardin gjatë verës, por dështuan të arrinin një marrëveshje, pasi Sassuolo i mbylli derën.

banner

Tani Tuttosport shkruan se do të bëjnë përpjekje tjetër në janar, me disa skenarë të ndryshëm.

Më e rëndësishmja është që Sassuolo të bie dakord për një huazim me detyrim blerje, marrëveshje që u bë më parë me klubeve për Manuel Locatellin.

Kjo i lejon Juventusit të shpërndajë koston në disa vite dhe të marrë lojtarin menjëherë. Çmimi i tyre i kërkuar për Berardin është të paktën 30 milionë euro, veçanërisht pasi kapiteni i tyre ka kontratë deri në qershor 2027

29-vjeçari italian kishte qenë tashmë në bashkëpronësi të Juventusit, nga viti 2013 deri në 2015, por nuk luajti kurrë për Bianconerët. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy