Vuçiq e luan të fortin: Liderëve evropianë iu thash në fytyrë që Serbia nuk do ta njeh Kosovën

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se gjatë takimit në Bruksel me liderët evropianë iu ka thënë atyre se “njohja e Kosovës nuk bëhet fjalë”.

Vuçiq në tetor në Bruksel u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

banner

Kështu, Vuçiq ka thënë të dielën për Tv Tanjug se “nuk do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës”, deklaratë që vjen para zgjedhjeve parlamentare në Serbi – ku Vuçiq e luan “të fortin”.

“Se nuk do të nënshkruaj dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës. Dhe ata e dinë këtë”, ka deklaruar Vuçiq.

“Ata thonë – ju e keni këtë mundësi, a doni ta nënshkruani?  Nuk është e lehtë të thuhet se, këta janë njerëz seriozë, më përgjegjës për fatet e Evropës”, ka shtuar Vuçiq teksa fliste për peshën e liderëve evropianë.

Më tutje, ai ka thënë se është i vetëdijshëm që Serbia mund të përballet me pasoja për këtë refuzim. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy