Pas njoftimit që bëri emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, edhe zyra e këtij të fundit ka dalë me një komunikatë për media.
ZVKM thotë se dyshja pati një darkë pune.
“Në këtë takim u diskutua në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Në këtë njoftim theksohet se “Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke”.
Ndryshe Lajçak ka shkruar në platformën X për këtë takim me Bislimin, duke treguar se janë “pajtuar për hapat e radhës”.
Në këtë takim është diskutuar që siç thotë Lajçak nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit.
Emisari evropian thotë se kjo duhet të bëhet pa vonesa dhe parakushte.
‘”Sapo u takova me zëvendëskryeministren e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.