Edita Tahiri e lavdëron publikisht Përparim Ramën: I ka dhënë sharm Prishtinës

by Nexhat

Ish-kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri lavdëroi publikisht punën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ajo tha se Rama ka bërë intervenime modeste që i kanë sjell shije e sharm Prishtinës.

banner

“Nuk preferoj publikisht me dhanë komplimente, sinqerisht e kemi këtë kryetarin e ri të Prishtinës, disa intervenime modeste, nuk ka bërë ndryshime ende të mëdha, por intervenime modeste aq i ka dhanë një shije e sharm qytetit, e pabesueshme. Më vjen mirë”, tha Tahiri në Pressing,

“Unë po të tregoj se jetoj në Prishtinë, sinqerisht elemente të vogla por funksionale. Një kohë zebrat kur fshiheshin, vështirë me pa që po kalon kalimtari, tani pash drita, është siguri për kalimtarin dhe vozitësit”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy