“Gaza po kthehet në një varrezë për fëmijët”, kreu i OKB: Qindra vajza dhe djem po vriten çdo ditë!

by engel

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar sot lidhur me situatën në Gaza se aty ka një krizë humanitare dhe se enklava palestineze po “kthehet në një varrezë për fëmijët”.

“Qindra vajza dhe djem thuhet se vriten ose plagosen çdo ditë”, u shpreh Guterres në një konferencë shtypi.

banner

Ai shtoi se konflikti ka “tronditur botën” dhe “ka shkatërruar kaq shumë jetë të pafajshme”.

Guterres përsëriti reagimin e tij të ashpër për “aktet e neveritshme të terrorit të kryera nga Hamasi më 7 tetor”, duke thënë se luftëtarët e tij kanë përdorur civilët si “mburoja njerëzore” dhe vazhdojnë të godasin Izraelin.

“Asgjë nuk mund të justifikojë torturimin e qëllimshëm, vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e civilëve. Mbrojtja e civilëve duhet të jetë parësore,” theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy