Hoti kritikon Kurtin: Tri vjet qeverisje pa asnjë orientim zhvillimor, po promovon qeset plastike

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mënyrën se si po e udhëheq vendin.

Hoti thotë se mungojnë projektet për arsim, shëndetësi, etj,

Sipas tij, zhvillimi ekonomik ka rënë gati nën zero dhe se Kurti po promovon shpërndarjen e qeseve plastike.

“Është fundi i vitit 2023, që është viti i tretë i qeverisjes majtiste LVV-Guxo. Është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, në arsim e shëndetësi, në energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore. E kur mungojnë këto projekte, atëherë vetë Kryeministri promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, sado e rëndësishme që është kjo për ambientin, por nuk është esencial në aspektin ekonomik dhe jetën e rënduar të qytetarëve”, thotë ai.

Deputeti i LDK-së shkruan më tej se “tri vjet qeverisje pa asnjë orientim zhvillimor, me normë të zhvillimit ekonomik që gati ka rënë në zero”.

“Tri vjet të qeverisjes vetëm duke shpërndarë subvencione e transfere, të cilat kanë shkuar nga 32% në mbi 42% të buxhetit total.Tri vjet qeverisje me rënie të investimeve kapitale nga rreth 23% të buxhetit total sa ishin në qeveritë paraprake, në vetëm 15% të buxhetit total”,  ka pohuar ai.

Hoti thotë mes tjerash se kjo lloj qeverisjeje vetëm zhvillim nuk sjell. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy