Ish-kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri, ka treguar një situatë dramatike që kishte ndodhur me Federica Mogherinin në vitin 2015.
Teksa po flet në “Pressing” në T7 për dialogun Kosovë-Serbi, në veçanti për Asociacionin, ajo tha se ishte një moment në vitin 2015 kur Mogherini e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se e ka “shpall marrëveshjen”.
“Mogherini u ngut e shpalli…Pasi u kry takimi, në vend se me thirrë Isën në telefon më thirri mua t’u dalë prej ndërtesës, kjo është qershori, pastaj vjen gushti kur hoqa elementet e përfshiva Gjykatën Kushtetuese dhe Mustafa arriti edhe shqyrtimin në Kushtetuese e futi në takimin e 25 gushtit, jemi tu folë për 24 qershor”.
“Ajo më tha Edita, kam shpall marrëveshjen, i thash nuk e di pse më thirre mua. Unë nuk kam qenë në takim, por unë atë që di i thash, delegacioni ynë kur dilte nga bisedat me ty thonin që t’i i ke injoru, të lutëm merre Mustafën”.
“Pastaj thirra Mustafën në telefon, i thash paska ndodh shpallja të takohemi menjëherë te hoteli, te recpesioni se situata nuk është mirë, Isa u shqetësu, si është e mundur. U takuam, unë kërcënova me dorëheqje, thash unë nuk përmbysi historinë time të lirisë e pavarësisë me këtë dokument, të dy edhe Isa e Hashimi than kadale, thash nuk ka kadale ka mbaru kjo punë edhe po bisedonin”, u shpreh ajo tutje.
“Unë i thash me ma lanë mua dhe të merrem me amerikanët sepse vetëm ata mund ta bindin Mogherinin që ta tërheqë, atë mbramje jam unë i kam shkru Qeverisë Amerikane, se unë kontaktet direkt i kam pas me Qeverinë Amerikane”, shtoi ajo në Pressing, transmeton Express.
“Pas letrës, qeveria amerikane më njoftoi që po e çojnë një zyrtar me diskutu për rrezikun”.
“Pse kan elemente ekzekutive dhe janë kundër kushtetutës”, tha ajo se i kishte shpjeguar amerikanëve