Kurti dhe ministri Krasniqi nesër vizitojnë Klinën e Pejën

by Merita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku më ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi do të zhvillojnë vizita në komunën e Klinës dhe Pejës.

Sipas njoftimit, në Klinë do vënë gurthemelin te projekti “Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes‘, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës. Kjo vizitë do të zhvillohet nga ora 12:30 deri në orën 12:50.

banner

“12:30-12:50 – Vizitë te projekti ‘Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes‘, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës (vënia e gurthemelit); Pjesmarrës: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkaq në Pejë, në orën 14:30-14:45, Kurti dhe ministri Kransiqi do të vizitojnë përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në Komuna z. Muzafer Palamar në fshatin Vitomericë.

Në këtë fshat do kryeministri Kurti do të vizitojë edhe një tjetër përfitues nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në, z.Sefer Hagjijaj.

“Pjesmarrës: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi.”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy