Pas Ciaran, nga Atlantiku po vjen stuhia tjetër e madhe, quhet Domingos!

by engel

Domingos vjen pas Ciaran, stuhi jashtëzakonisht e fortë, e cili ende nuk është qetësuar plotësisht. Duke u endur në Detin e Veriut, stuhia Ciaran ka prekur motin në të gjithë kontinentin, me numrin e të vdekurve që u rrit në 19 të shtunën. Ciaran solli reshje rekord në Itali, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa provinca të Toskanës, ndërsa probleme të shumta shkaktoi edhe në Shqipëri.

Domingos tashmë po shkakton po ashtu erëra të forta dhe dallgë të larta në Francë, Spanjë dhe Portugali.

Në Francë, një alarm portokalli është vendosur përgjatë bregut të Atlantikut, dhe gjithashtu në Pas-de-Calais, për shkak të erërave që arritën deri në 150 km/h të shtunën në mbrëmje. Mundesia qe kjo stuhi te preke edhe rajonin tone eshte e madhe thone ekspertet e stuhive!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy