Tahiri: Nuk kemi presidente, Osmani flet kur t’i thotë Kurti “fol”

by Nexhat

Ish-negociatorja e Kosovës në dialogun e Brukselit me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë në Pressing të T7 se Kosova nuk ka presidente.

Ajo kritikoi presidenten, Vjosa Osmani, duke thënë se “është e heshtur”.

banner

Kjo pasi sipas saj e arriti postin e presidentes përmes një partie të vogël, duke u dominuar nga kryeministri Albin Kurti.

Por Tahiri thotë se e kishte pritur mirë zgjedhjen e Osmanit si presidente, pasi thotë se më parë ishte ofendim për Kosovën kur një “police u bë presidente”, duke iu referuar Atifete Jahjagës.

”Vjosa Osmani si një e shkolluar, krahasuar me policen që e bën presidente. Kosova ishte përmbysur kur një police e thjesht u bë presidente. Ka qenë ofendim i madh. Kur erdhi Osmani, më së pari na ktheu dinjitetin në shoqëri. Një profesoresh si presidente e vlerësova. Por fatkeqësisht Vjosa u dominua nga pushteti absolut i Kurtit, pasi Vjosa e ka njn parti të vogël. Tani kjo po i kushton sepse e ka mbyllur gojën sigurisht në kohën kur i thotë Kurti fol, ajo flet. Nuk kemi presidente fatkeqësisht”, ka thënë Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy