Zbulohen dy këngëtaret e njohura që do jenë pjesë e jurisë së ‘X FACTOR ALBANIA’

by Merita

Pak javë më parë u bë me dije se “X Factor Albania” do të rikthehet në Tv Klan. Nga ai moment shumë emra janë përfolur si anëtarë jurie.

Përmendim këtu Yll Limanin, Bleona Qerretin apo edhe Arilena Arën. Së fundmi nga ana tjetër burime për “News31” bëjnë me dije se në juri do të jenë Elhaida Dani, e cila është fituese e një talent-show të ngjashëm në Itali dhe Mc Kresha, një nga reperët më të sukseeshëm vitet e fundit në tregun tonë.

Gjithsesi mbetet për t’u parë cilët do të ulen vërtetë në karriget e jurisë.

Theksojmë se ‘X Factor’ ka nisur audicionet nëpër Shqipëri dhe së shpejti do të nisin edhe netët live.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy