Arrestimi i drejtorit Berisha në Fushë Kosovë: Investoi në pronë private me pare të komunës

by engel

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, Maliq Berisha, i cili ka qenë objekt i hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” është arrestuar dhe tashmë ndodhet në ndalim policor.

Ndaj tij, Prokuroria pritet të ushtrojë edhe kërkesë për caktimin e masës së sigurisë, ndërkohë që Sinjali ka mësuar detajet e rastit për të cilin po dyshohet Berisha.

banner

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Berisha po dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit në vlerë të rreth 10 mijë euro, duke shfrytëzuar pozitën e tij si drejtor gjatë realizimit të një projekti në këtë komunë.

Sipas informacioneve të para, përveç hapësirës publike që ka qenë e paraparë të përfshihet në projekt, një pjesë të parave, drejtori i kishte shfrytëzuar edhe për një pronë private.

Sinjali mëson se gjithë kjo “punë” që u bë kundërligjshëm dyshohet se është kryer nga Berisha në bashkëkryerje edhe me zyrtarë të tjerë të kësaj komune, që po ashtu po hetohen për përfshirje në këtë rast.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të ndërmerren edhe veprime të tjera.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së.

I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë.”

Vërejtje: I apostrofuari në këtë shkrim prezumohet i pafajshëm derisa të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata vendimi për fajsinë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy