FAZ: Pse historitë horror të Beogradit në raport me Kosovën, janë thjesht propagandë

by engel

Lidershipi serb pretendon se në Kosovë ka “spastrim etnik” ndaj serbëve. Një raport i OKB-së paraqet një pamje krejtësisht të ndryshme. BE-ja heshtë për këtë.

Kështu e ka nisur tekstin e tij gazetari i njohur i Frankfurt Allgemeine Michael Martens, duke e titulluar “Pse historitë horror të Beogradit janë thjesht propagandë”.

banner

Ai thotë se nëse i besohet presidentit të Serbisë, pakica serbe në Kosovë i nënshtrohet diskriminimit mizor dhe sistematik.

Sipas Martens, në korrik, Aleksandar Vuçiq foli për “torturat dhe persekutimet e rënda”, “pogromet” dhe “spastrimin etnik” të pësuar nga popullata serbe në shtetin që Serbia nuk e njeh

“Ai më herët e kishte cilësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si “llum terrorist””.

Martens gjithashtu ka potencuar lidhjen e ngushtë që Vuciq ka me Rusinë dhe raportimet e direktivat që i merr ai nga shteti i Putinit edhe kur është në pyetje Kosova.

Pas një takimi me ambasadorin rus në Beograd në shtator, presidenti i Serbisë tha se e kishte informuar të dërguarin e Putinit për “spastrimin brutal etnik” në Kosovë që po organizohej “nga Albin Kurti me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai pohoi se “regjimi ekstremist” në Prishtinë po zhvillon një “fushatë terrori” kundër serbëve. Të njëjtën gjë e thonë prej vitesh edhe ministri i Jashtëm i Vuçiqit, Ivica Daçiq, kryeministrja e tij Ana Brnabiq dhe pjesa e mediave serbe që e brohorasin. Për shkak të të gjithë “spastrimeve etnike”, në fakt nuk duhet të ketë asnjë serb në Kosovë.

Një tjetër presion i serbëve ndaj serbëve që përmendet këtu ishte edhe ai për të mos u futur në Policinë e Kosovës. Gjë po ashtu e dëshmuar, e kundër të cilit kishte reaguar edhe ambasada e ShBA-ve.

Megjithëse në artikull thuhet që “kushtet (për serbët) nuk janë ideale”, vazhdohet duke thënë që përmendja e “spastrimit etnik” përbën “ekzagjerim grotesk” nga ana e Beogradit.

Disa analistë e kanë parë gjuhën e Beogradit ndaj Kosovës si të rrezikshme dhe luftënxitëse përgjatë muajve të fundit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy