Geta Beqa e ARTË në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut

by Nexhat

Gentiana Beqa ka rrëmbyer medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut në Spanjë.

Kampionia shqiptare u konfirmua si më e mira në kategorinë “Women’s Wellness -163cm”.

Sportistja jonë pas triumfit në Spanjë nuk harroi të përshëndeste edhe bashkëshortin dhe tri vajzat e saj.

“Vjen një moment ku sakrifica dhe disiplina gërshetohen me njëra tjetrën dhe i thua vetes ‘Gjithçka ia vlejti’ kur e mban trofeun e artë në duart e tua”, ka shkruar Beqa.

“Të lumtur ishim të gjithë sot duke kënduar himnin tonë. Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë dhe një qëllim”.

“Dua të falënderoj Federatën Shqiptare te Bodybuilding dhe Fitnesit @ifbb_albania falënderoj shtëpinë e madhe të sportit @olympicalbania, falënderoj Ministrin e Arsimit dhe Sportit dhe familjen time”, thuhet më tej në shkrimin e saj të publikuar në rrjetet sociale.

Ndërsa, Komiteti Olimpik Shqiptar ka njpftuar se Beqa është kampione botëror në Bodybuilding.

“Shqipëria e përmbyll me fitore pjesëmarrjen në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut në Spanjë. Kampionia Gentiana Beqa u konfirmua si më e mira në kategorinë “Women’s Wellness -163cm”, shkruan Komiteti Olimpik Shqiptar pas suksesit të Gentianës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy