Haradinaj: Nuk mburrem me opozitëbërjen tonë – mirë po na e bën Kurti sepse ia kemi lanë livadh

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vetëm gjyqësori dhe mediat në Kosovë nuk janë nën kontrollin e Kurtit.

“E meritojmë kështu me na e ba Kurti sepse ia kemi lanë livadh, ia kemi dhanë votën me shumicë dhe atë blanko, pastaj ne si opozitë nuk kemi ditë me u bashku me kohë dhe me mbajt nën kontroll këtë njeri dhe këtë qeveri, ky e shtini në kontroll edhe presidenten dhe parlamentin dhe të gjithë realisht. Të vetmit që nuk po i kontrollon janë gjyqësori dhe mediat”, tha Haradinaj në Rubikon.

Ai pati kritika edhe për opozitën në Kosovë, duke thënë se po u mungon vetëbesimi.

“Unë e pranoj se ka munguar vetëbesimi i duhur opozitar i yni, nuk mburrem me opozitëbërjen tonë, nuk kemi tregu nivel të përgjegjësisë përballë një qeverie kaq të papërgjegjshme dhe një kryeministri të paparashikueshëm që i rrezikon proceset”.

“Ai nuk na ka mundur, por për fat të keq i ka bërë dëme Kosovës se ne nuk jemi të dorëzuar, dhe nuk i kemi mbrri ato që është dashtë me i mbrri dhe nuk i kemi ba ato që është dashtë me i ba. Mendoj se vota e mocionit është dashur të jetë e bashkuar me kohë, mendoj se partitë opozitare nga kompleksi i njëra-tjetrës, ose frika se cili përfiton nga ajo që bëjmë ne bashkë, i shkakton pasoja Kosovës, se një nga një nuk janë të mjaftueshëm”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy