Kurti e emëron Albulena Haxhiun si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Kurti ka thënë se ky emërim vjen pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

”Përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën ndaj grave dhe vajzave janë të vazhdueshme”, ka shkruar ndër tjerash Kurti në Facebook.

Ai ka thënë tutje se “për bashkëpunim më të thelluar, me qasje ndër-sektoriale dhe zinxhir institucional të fuqizuar, kemi miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave (2022-2026)”.

”Si përgjigje ndaj dhunës, po e përmirësojmë edhe kornizën ligjore.Kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në Kodin Penal. Po ofrojmë ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, pavarësisht gjendjes socio-ekonomike.Për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës, kemi miratuar Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit”, ka thënë ndër tjerah Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy