Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën për përpunimin e dyerve dhe dritareve, “Proplast Group” në Pejë.
Nga aty, Kurti u njoftua për kapacitetet prpdhuese të kësaj fabrike, e cila është edhe përfituese e pakos 2.1 për subvencionim të kredive prodhuese.
Shefi i Qeverisë tha se ndonëse lëndën e parë e merr nga Gjermania, pas përpunimit, dyer dhe dritarët i dërgon sërish në Gjermani.
“Bashkë me ministrin Hekuran Murati erdhëm tek fabrika”Proplast” këtu në Pejë tek pronari Xhevat Mulliqaj, të cilët ka një vit që po eksportojnë në vendet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA, ndërkohë që lëndën e parë e marrin nga Gjermania dhe nga Turqia dhe merreni me mend, kemi një prodhues vendor me 16 punëtorë që e marrin lëndën e parë nga Gjermani e bëjnë prodhimin e dyerve dhe dritareve këtu në Pejë, saqë më pastaj eksportohet për në Gjermani”, u shpreh Kurti.
E ministri i Finanacvae, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, tha se prodhuesve të tillë u duhet mbështetje nga Qeveria.
“Kemi ndërmarrës të zellshëm të cilëve vetëm u duhet një mbështetje nga Qeveria që të arrijë këto kapacitete prodhuese. Kemi pasur mbështetje nga masat 2.1 për subvencionim të kredive investuese dhe të bizneset vendore i mbështesim nga “Supërpuna”, u shpreh Murati.
I lumtur me subvencionimin nga Qeveria, u shpreh edhe pronari i kësaj fabrike, Xhevat Mulliqaj. Ai falënderoi Qeverinë për mbështetje./EO