Lady Gaga pendohet që e ka “shitur shpirtin” te Iluminatit

by Merita

Këngëtarja Lady Gaga ka tronditur me rrëfimin e saj të fundit ku shprehet se është penduar rëndë që e ka “shitur shpirtin e saj te forcat e errëta të Iluminati”.

Në dokumentarin që pritet të dalë së shpejti të titulluar “Gaga: Five Foot Two” portreti i një ylli të trazuar”, këngëtarja tregon mes të tjerash se vuan nga një sëmundje e rëndë muskulore e njohur si “Fibromialgia”, për të cilën beson se i është shfaqur për shkak se ka lejuar Satanin të hyjë në shpirtin e saj përmes organizatës sekrete të Iluminati.

banner

Ajo tregon se gjithçka nisi në vitin 2006  në Nju Jork, teksa pas një performance i ishte afruar një person i moshuar që i kishte thënë se ishte perfekte për t’u bërë e famshme në favor të disa kushteve.

“Ishte një shfaqje e bukur dhe mora shumë duartrokitje. Isha duke pirë cigare dhe mendoja se doja përsëri kokainë, ose më mirë, doja më shumë nga gjithçka, kur erdhi një burrë i moshuar me kostum, dhe më pyeti: ‘Mendoj se ti ke gjithçka që duhet. A e do ti këtë?’. Unë e pyeta për çfarë e kishte fjalën. Ai buzëqeshi dhe tha: Gjithçka, suksesin, famën, pushtetin, paratë. A dëshiron gjithçka?”

”Unë fillimisht nuk e kuptoja por pasi u binda që ishte shumë i fuqishëm, u ula në gjunjë dhe e pyeta se kë duhet adhuroj. E pashë në sy dhe i thashë se doja të kisha gjithçka, se do të bëja gjithçka për ta pasur”.

Ajo më tej shton se është penduar për kontratën e saj duke thënë se kërkon të ndërgjegjësojë të tjerë të mos bien nën këtë tundim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy