Mbretëresha Rania Al Abdullah e Jordanisë ka bërë thirrje për një armëpushim në luftën e Izraelit kundër Hamasit, duke thënë se avokimi për mbrojtjen e jetëve palestineze nuk është njësoj si të jesh antisemitik ose pro-terrorist.

“Do të doja të jem shumë, shumë e qartë. Të jesh pro-palestinez nuk do të thotë të jesh antisemitik, të jesh pro-palestinez nuk do të thotë të jesh pro-Hamasit apo pro-terrorizmit”, tha Rania në një intervistë për CNN.
“Ajo që kemi parë vitet e fundit është se akuza për antisemitizëm është përdorur si një armë për të heshtur çdo kritikë ndaj Izraelit,” tha ajo.
“Dua të dënoj absolutisht dhe plotësisht antisemitizmin dhe islamofobinë… – shtoi Mbreteresha Rania -, por gjithashtu dua t’u kujtoj të gjithëve se Izraeli nuk përfaqëson të gjithë popullin hebre në botë.
Izraeli është një shtet dhe është i vetmi përgjegjës për krimet e tij”./Informim/