Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku janë nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.
Këtë e kanë konfirmuar selitë e subjekteve politike përkatëse, pa dhënë shumë detaje për arsyet e mundshme për këto vendime.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, ka deklaruar Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.
Derisa zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka konfirmuar se Abdixhiku është marrë nën mbrojtje nga Policia.
”Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktojeni Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.
lajmi eshte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së ka deklaruar , Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.për Reporteri.net.
Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.
“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale”, tha Jashari.