Ndërron jetë punëtori që ra në makinën e përzierjes së betonit ne Gjilan

by Merita

Të hënën ka vdekur një punëtor si pasojë e lëndimeve të rënda nga rënia në makinën për përzierjen e betonit në Partesh të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Në raportin 24-orësh të PK-së rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.“Partesh / 06.11.2023 – 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy