Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka publikuar në profilin zyrtar në rrjetet sociale për të treguar se ka qenë e pranishme në ceremoninë e nismes globale “Earthshot Prize” e themeluar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti.
Me këtë rast ajo i ka publikuar disa fotografi të kësaj ceremonie ku ajo shihet e ulur pranë princit William gjatë zhvillimit të ceremonisë.

Ky është postimi i Presidentes Osmani: “Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë. Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri”.
