Komisioni Evropian e ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën për sivjet.
Në lidhje me zgjedhjet në raportin që e ka siguruar Klan Kosova, thuhet se Kosova ka bërë progres të rëndësishëm me reformën elektorale, duke adaptuar Ligjin mbi financimin e partive politike dhe atë për zgjedhjet e përgjithshme.
Sidoqoftë, me daljen e ulët në zgjedhje nga qytetarët serbë të Kosovës, zgjedhjet nuk ofrojnë një zgjidhje afat-gjatë politike për komunat në veri të Kosovës.
Për luftën kundër korrupsionit, ata kanë thënë që është arritur progres i kufizuar.
“Kosova është midis një faze të re dhe një niveli të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Gjatë periudhës së raportimit, Kosova ka arritur progres të kufizuar”, thuhet në raport.
Sipas raportit, Kosova ende ka për të bërë në zbatimin e legjislacionit rishtazi të adaptuar anti-korrupsion, përfshirë edhe Ligjin mbi Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Për parlamentin, ata kanë thënë që puna aty vazhdon të pengohet nga mungesa e kuorumit vendimmarrës dhe përpjekjeve të kufizuara për konsensus ndërpatiake,