Edona James vazhdon të thyejë rekorde në TikTok, arrin gati 200 milionë klikime

by Nexhat

Edona James është shndërruar pa dyshim në një nga fenomenet e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka fituar simpatinë e shumë shqiptarëve me sinqeritetin e saj dhe mënyrën se si flet e sillet brenda shtëpisë.

Për të dytën herë radhazi, Edona James u shpall ndër më të preferuarit e publikut, duke u futur në treshen e më të votuarve.

Edona James (Foto: Edona James/Instagram)

Se është bërë një senzacion më vete, këtë e vërteton edhe rrjeti social TikTok, ku interesimi i shprehur nga fansat për të është i madh.

Hashtagu #EdonaJames në TikTok deri më tani numëron afro 200 milionë kërkime në vetëm dy javë e gjysmë pasi ka filluar spektakli.

Foto: TikTok

Këtë të premte një tjetër banor do të lërë shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku do të jetë njëri prej të nominuarve të cilët janë: Ledi Vokshi, Linda Halimi, Meti Alshiqi, Santiana Maloku, Gani Gërmia, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Monika Salihu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy