René Troccaz, i dërguari i Francës për Ballkanin Perëndimor, ka vizituar të mërkurën Beogradin.
Diplomati Troccaz, një muaj më parë e kishte marrë detyrën nga Ministria e Punëve të Jashtme e Francës që të merret me çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Diplomatë perëndimorë vazhdimisht kanë thënë se rruga perëndimore e Serbisë kalon ka normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Për perspektivën evropiane të Serbisë ka folur në Beograd Troccaz, i cili është takuar me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, ministrin e Punëve të Jashtme dhe drejtorin e të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Emisarët perëndimorë po përpiqen që të arrijnë një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë, sidomos pas krizave në veri të Kosovës.
Këta diplomatë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë duke sjellur mesazhet nga vendet më të fuqishme perëndimore.
Very useful talks in Belgrade with Prime Minister Ana Brnabić, Minister of Foreign affairs I Dacič, director of the office of Kosovo P Petkovič to discuss the european prospective of Serbia + the need to make progess in this direction @francediplo @FranceenSerbie pic.twitter.com/NTXjz7Fk78
— rené troccaz (@troccazrene) November 8, 2023