Ilir Meta shkon në SPAK

by engel

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati se cila ishte arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, Meta u shpreh se është thirrur për atë që e cilësoi telenovela CEZ-DIA.

banner

“Jam thirrur për telenovelën CEZ- DIA, meqenëse jeni lajmëruar herët dhe po përballoni reshjet e shiut. Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë që është rihapur për rastin konkret në dhjetor 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë për dhunë në familje”, tha Meta për gazetarin Eni Ferhati.

Kjo është hera e dytë që Meta thirret në SPAK për të njëjtën çështje.

Më herët gazetari Eni Ferhati ka raportuar se dosja CEZ-DIA është një nga më të vjetra në Prokurorinë e Posaçme dhe e udhëheq vetë kreu i SPAK Altin Dumani.

“Janë kryer disa letër-porosi lidhur kryesisht me kompanitë që kanë operuar sa i takon CEZ-DIA. Edhe zoti Meta është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje. Ka pasur zyrtarë të kohës që janë marrë në pyetje. Nuk dihet ende në çfarë faze është, por është një çështje që sipas informacioneve të mia e udhëheq vet Altin Dumani”, është shprehur Ferhati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy