Mbrëmja e së martës ka qenë e tensionuar në Napoli, për shkak të përplasjeve të tifozerisë së Union Berlinit me policinë italiane.
Rreth 2 mijë tifozë gjermanë kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen e Champions League që luhet sonte në stadiumin Maradona, por qindra tifozë u përballën me policinë në qendër të qytetit.
Ata shkatërruan dyqane, hodhën fishekzjarre dhe përmbysën koshat e mbeturinave, ndërsa nuk munguan as bombat molotov.
Nga incidentet mbetën të plagosur lehtë disa policë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 11 tifozë gjermanë. Frika e policisë ishte se tifozët e Union Berlinit do të përplaseshin me tifozët e Napolit.