Mediat rajonale shkruajnë për paraqitjen e fundit të Vuçiqit, ia kujtojnë se duhet të nënshkruaj marrëveshjen për njohjen de facto të Kosovës

by Nexhat

ntervista e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Tanjug TV është përcjellë nga mediat në rajon.

Portali i Zagrebit Index kujton se Vuçiq shpesh kritikohet për dialogun e tij me gazetarët në të cilin ai përplaset dhe debaton, “shpesh duke iu shmangur përgjigjes për një pyetje specifike”.

banner

“Ndonjëherë ju gazetarët nxitoni të thoni ‘duhet të paraqiteni, ndezni rrjetet’. Mund të djegë çfarë të dojë, më duhet të mendoj me shumë kujdes fillimisht, ta shikoj nga çdo kënd e më pas të bëj një deklaratë. Të jesh gazetar është një profesion i veçantë. Ju përgëzoj për këtë, nuk mund të isha unë. Mund të mendoj dhe të reagoj shpejt, por nuk kam të drejtë ta bëj këtë”, ka thënë Vuçiq, shkruan Index.

Ky portal rikujton se Vuçiq ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor

“Unë gjithmonë them, favoritët presin të fitojnë. Ata investuan miliarda euro kundër meje. Kundër meje u shtypën një milion faqe. Kundër meje u investuan miliarda sekonda”, tha Vuçiq.

“Është logjike që njerëzit të mërziten pas dhjetë vitesh”, shkruan Index dhe vazhdon: “Do të doja që njerëzit t’i vlerësojnë rezultatet dhe të shikojnë nga e ardhmja. Njerëzit kanë një përgjegjësi të madhe, zgjedhjet nuk janë gjë e vogël, tha Vuçiq, pastaj reflektoi se çfarë pret nga tema qendrore e fushatës”.

Portali i Sarajevës Klix thotë se Vuçiq thekson se ai gjithmonë u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, duke pasur parasysh se pyetjet e gazetarëve janë bërë më shumë deklarata se sa pyetje.

Ky portal transmeton fjalët e Vuçiqit në të cilat ai thotë se është detyrë e tij të tregojë respekt publik.

“Nëse unë do t’i rezistoj atyre në përgjigjen time ose nëse përgjigja ime është ajo që ata nuk e pëlqejnë, kjo është puna ime. Nuk ka pyetje budallaqe, ka vetëm përgjigje budallaqe”, ka thënë Vuçiq, transmeton Klix.

Vuçiq pohon, shton Klix, se shumë herë është akuzuar rrejshëm, thuhet në këtë portal të Sarajevës.

“Kanë thënë edhe se kam qenë vrasës, se kam vrarë Cvijanin, Oliver Ivanoviqin… as që më kujtohet kë kam vrarë dhe kanë gënjyer ndonjë herë”, pohon Vuçiq, shkruan Klix.

Vuçiq, raporton CDM e Podgoricës, ka thënë për TV Tanjug se i ka thënë Emanuel Macronit, Olaf Scholzit, Gorgia Melonit, Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut para syve se për njohjen e Kosovës nuk bëhet fjalë.

“Se nuk do të nënshkruaj dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës. Dhe ata e dinë këtë”, tha Vuçiq.

Ky portal raporton se “nuk e kanë pyetur me ato fjalë, por se në takimin e fundit në Bruksel ka qenë pyetja se kur do të firmoste dokumentet”.

“Ata thonë – ju e keni këtë mundësi, a doni ta nënshkruani? Nuk është e lehtë të thuhet sepse këta janë njerëz seriozë, më përgjegjësit për fatet e Evropës…”, ka shtuar Vuçiq, transmeton CDM.

Në pyetjen nëse kërcënohet, vazhdon ky portal i Podgoricës, ai është përgjigjur se nuk do të gënjejë nëse thotë se këto janë kërcënime, sepse liderët evropianë nuk përdorin një fjalor të tillë, por edhe ai e kupton se Serbia mund të përballet me pasoja të caktuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy