Nuk është në planet e Liverpoolit, dy gjigantët italianë pas Thiago Alcantaras

by Nexhat

Thiago Alcantara nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion me fanellën e gjigantit anglez Liverpool.

Mesfushori spanjoll është jashtë fushave prej disa muajsh shkaku i lëndimit, por e ardhmja e tij duket larg Anfield.

Kontrata aktuale e mesfushorit spanjoll me The Reds skadon në verën e vitit 2024 dhe te Liverpooli nuk i kanë ofruar rinovimin e saj.

32-vjeçari është pajtuar me largimin nga Anfield dhe tani po studion ofertat që kanë mbërritur në adresë të tij.

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Thiago pëlqehet nga dy skuadrat e mëdha italiane, Inter dhe Juventus.

Të dyja skuadrat kanë nevojë për ta përforcuar mesfushën dhe Thiago shihet si një zgjedhje shumë e mirë, edhe për faktin se ai do t’i bashkohej me parametra zero.

Gjithsesi Zonja e Vjetër dhe Neroazzurët nuk do ta kenë aspak lehtë të nënshkruajnë me të pasi lojtari pëlqehet edhe në La Liga nga Sevilla, Barcelona dhe Real Sociedad.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy