Kalvin Phillips do të largohet në janar nga Manchester City, pasi një viti e gjysmë qëndrim në Etihad Stadium.
Përkundër se mesfushori anglez iu bashkua me shumë bujë kampionëve në fuqi të Evropës, aventura e tij te City mund të konsiderohet e dështuar.
Reprezentuesi anglez ka shumë oferta para vetës, por duket se qëllimi i tij është të mbetet pjesë e Ligës Premier.
Kësisoj Juventus dhe Bayern si dy skuadrat kryesore që interesohen për shërbimet e tij do ta kenë shumë të vështirë t’i sigurojnë shërbimet e Phillips.
Team Talk ka raportuar se tanimë dy skuadra të mëdha angleze janë favoritet për t’i siguruar shërbimet e Kalvin Phillips.
Liverpool dhe Newcastle United janë duke ‘luftuar’ që ta transferojnë anglezin në afatin kalimtar të janarit.
City është pajtuar ta lë të lirë mesfushorin të largohet, por dëshiron të fitoj rreth 58 milionë euro.
27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar në total vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat ku ka të luajtura 187 minuta.