Presidentja Osmani promovon Kosoven në Forumin Ekonomik “Bloomberg New Economy Forum”

by engel

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në një ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme botërore në fushën e ekonomisë, “Bloomberg New Economy Forum” në Singapor ka shpalosur rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në suaza ekonomike.

“Si shteti më i ri në Evropë, jemi bërë pjesë e rrugës së vlerave për shtetndërtim dhe e kemi bindur veten se sigurimi i vendeve tona të drejta në komunitetin ndërkombëtar. Siç ka ndodhur ndër vite, shtetet kanë përdorur mjete ekonomike për të ndërtuar marrëdhënie shtetërore. Gjithashtu edhe ne kemi përdorur diplomacinë ekonomike për të promovuar Kosovën si një destinacion atraktiv për investimet e huaja, por gjithashtu edhe si partner serioz për të adresuar sfidat ekonomike”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se këtë pjesëmarrje e ka cilësuar si mundësi afrimi mes Singaporit dhe Kosovës. Gjithashtu presidentja ka folur për inteligjencën artificiale, duke thënë se përderisa po rrezikohen vendet e punës për shumë gra në botë, duhet të promovohet dinjiteti dhe progresi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy