Qeveria e Kosovës e ka emëruar sot Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport

by engel

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës që është mbajtur sot, është marrë vendim për emërimin e Bislim Bislimit, si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Bislimi është emëruar në këtë pozitë me mandat 4 vjeçar.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Gashani.“Në pajtim me dispozitat ligjore për zyrtarët publik, MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit, 8 kanë aplikuar, 3 kanë hyrë në listë të ngushtë, pas vlerësimit kandidat fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arian Ahmeti. Propozojmë emërimin e Bislimi Bislimit për mandat 4 vjeçar”- tha ai.

banner

Bislim Bislimi ka mbajtur deri tani pozitën e zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm në MKRS.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy