SHBA-ja ka shpenzuar 96 për qind të fondit të ndarë për Ukrainën

by Nexhat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë harxhuar 96 për qind të fondeve që kishin ndarë për Ukrainën.

Kështu u tha gazetarëve këtë mbrëmje zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Ky i fundit deklaroi se Uashingtoni beson se Ukraina mund të rifitojë territoret e saja, por pranoi se përparimi ka qenë i ngadaltë.

Këtë javë, kreu i thesarit amerikan i kishte bërë thirrje Kongresit amerikan të ndante edhe 11.8 miliardë dollarë për Ukrainën, si pjesë e kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden për shpenzime shtesë.

Kujtojmë se SHBA-ja ka ndihmuar më së shumti forcat ushtarake ukrainase në luftën kundër pushtuesit rus, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy