Ja cilat janë shenjat që ju tregojnë nëse jeni në rrezik të arrestit kardiak.
Higjiena orale është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë, jo vetëm për kujdesin e duhur të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, por edhe për parandalimin e sëmundjeve më të rrezikshme si infarkti.
Një studim ka zbuluar një lidhje midis rritjes së episodeve të arrestit kardiak me praninë e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si periodontiti.
Hulumtimet tregojnë se higjiena e duhur orale mund të ndihmojë në parandalimin e ngjarjeve kardiake, thotë Giulia Ferrannini nga Instituti Krolinska në Stokholm.
Disa shkencëtarë suedezë kishin treguar tashmë se periodontiti ishte shumë më i zakonshëm te pacientët që kishin pasur tashmë një atak në zemër sesa te njerëzit e së njëjtës moshë.
Rezultatet e analizave treguan se mes 1587 pjesëmarrësve të moshës 62 vjeç, ata që vuanin nga kjo sëmundje e mishrave të dhëmbëve kishin një probabilitet më të lartë për të vdekur herët se të tjerët./Informim/