Von der Leyen: Zbatimi i draft-statutit do jetë një hap i madh përpara për Kosovën

by Nexhat

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për media në Bruksel tha se zbatimi i draft-statutit për Asociacionin nga ana e Kosovës do të jetë një hap i madh përpara.

“Mendoj që është e rëndësishme për Kosovën që ka një qëllim shumë të qartë për t’iu bashkuar BE-së dhe ne jemi shumë të qartë nga ajo që presim nga Kosova dhe çfarë vendi mund të marrë. E kemi diskutuar kur isha në rajon zbatimin e draft-statutit dhe ky zbatim do të jetë një hap i madh përpara. Do të jetë në interes të Kosovës”, tha ajo.

Shefja e BE-së tha se i japin mundësi unike secilit vend për të përparuar drejt bashkimit me Unionin,

“Dhe kur jemi te Kosova dhe Serbia është e rëndësishme për ne që i ne japim secilit vend mundësi unike për të ecur përpara drejt BE-së, nga aktivitet dhe kontributi i tyre”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy