Humolli: Përleshja në Kuvend ka qenë skenar i Qeverisë

by Nexhat

Në korrik të këtij viti, deputetë të pushtetit e ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) u përleshën mes vete në Kuvend, gjatë kohës kur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, fliste për situatën në veri.

Kjo përleshje që solli reagime nga krerë të shtetit, fqinj e media ndërkombëtare, sipas deputetit, Fatmir Humolli, ka qenë skenar i organizuar nga Qeveria.

banner

Këtë pretendim Humolli e bazon se para përleshjes ka pasur forca shtesë të policisë sesa zakonisht.

“Për seancën, kur u bo problemi në Kuvend, që u rrehen. Para se me filliu problemi ka pasur forca shtesë në Kuvend. Domethënë  Qeveria e ka ditë saktë që ka me ndodhë. Ka qenë skenar i organizuar”, ka thënë Humolli në “Debat plus” të RTV Dukagjini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy