Kelly Rowland u shfaq shumë “e egër” prapa skenave të fotosesionit për “Nylon France”, të ndarë nga grimeri i saj Sheika Daley, të mërkurën.
Ylli i “The Destiny’s Child”, 42-vjeçare, ishte pothuajse e zhveshur në një fustan me zinxhir argjendi që tregonte pjesën e sipërme të trupit të saj të tonifikuar.
Pjesa e poshtme e fustanit ishte prej materialit të argjendit, i tejdukshëm dhe i stolisur, shkruan DailyMail.
Muzikantja, e cila u pa së fundmi teksa shkonte në një klinikë për kujdesin e lëkurës, u fotografua duke kërcyer në xhirime, teksa modelonte dizajnin seksi.
‘K E L L Y MF R O W L A N D!!!! për @nylonfrance #bts”, ka shkruar Sheika në postimin, duke festuar kopertinën e nëntorit të Kellyt
Kelly rregulloi flokët e saj deri tek supet me fije rozë, në një bisht të çrregullt elegant.
Sa i përket glamit, ajo i vuri në pah tiparet e saj mahnitëse me rimelin me shkëlqim dhe buzëkuqin nudo.
Ylli gjithashtu “tronditi” me një sërë pamjesh të tjera emocionuese në klip, duke përfshirë një kostum të argjendtë dhe nudo.
Një tjetër veshje e lezetshme përbëhej nga një pale sytjena me zinxhir argjendi nën një pallto leshi vjollcë. Ylli e bashkoi veshjen me një palë pantallona lëkure të zeza.