Macron kërkon armë pushim, thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet – por jo pa rregulla

by Nexhat

Presidenti francez Emmanuel Macron ka hapur sot “konferencën humanitare” në Paris, që ka për qëllim çbllokimin e ndihmës humanitare në Gazë, por pa ndonjë shpresë të madhe për përparim, pasi që në konferencë nuk ishin të pranishëm njerëz nga qeveria izraelite dhe krerë të vendeve arabe.

Në anën tjetër, Izraeli po vazhdon të bombardojë qytetin e Gazës, duke detyruar dhjetëra mijëra civilë të ikin në jug të kësaj enklave,

banner

Një epror ushtarak izraelit ka thënë se në “Rripin e Gazës nuk ekziston kriza humanitare”, megjithatë pranoi se civilët palestinezë janë ballafaquar me vështirësi të shumta.

“Duhet të punojmë në mbrojtjen e civilëve. Për këtë duhet shpejt të shpallet gjendjen humanitare dhe të punojmë në armëpushim”, tha Macron para përfaqësuesve të 80 vendeve dhe organizatave humanitare.

“Pavarësisht se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe të mbrojë qytetarët e saj, qeveria e këtij vendi gjithashtu ka për detyrë të respektojë dhe mbrojë civilët”, tha Macron.

“Lufta kundër terrorizmit nuk mund të zhvillohet pa rregulla”, shtoi presidenti francez duke theksuar se situata humanitare po vështirësohet “çdo ditë e më shumë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy