“Po llogarisin që t’i kapin institucionet” – Kica-Xhelili: Për ministrinë e jashtme duhet të themelohet Komision hetimor

by Nexhat

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se duhet të themelohet një komision hetimor për Ministrinë e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla.

Madje, ajo ka alarmuar se nëse janë vetëm 5 për qind të vërteta ato që i ka thënë shërbimi civil i jashtëm, atëherë krijimi i këtij komisioni është i domosdoshëm.

Çfarë po ndodh sot në Ministrinëe Punëve të Jashtme është diçka që duhet të krijojmë komision hetimor për atë që po ndodh aty, nëse janë 5% të vërteta ato që na i tha shërbimi civil i jashtëm, ai komision duhet të themelohet domosdoshmërisht”, ka thënë ajo.

Gjatë emisionit “Pressing” të T7, Kica-Xhelili ndër tjerash ka folur edhe për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas saj “kjo marrëveshje tashmë do të jetë detyrim sepse ne po flasim shumë për çështjen e nënshkrimeve, por mos të harrojmë që marrëveshjet ndërkombëtare krijojnë edhe detyrime. Kot flasim kur diçka tashmë është e bërë po ne po mundohemi të insistojmë të kemi qasje në dokument sepse nuk po e dimë deri në çfarë përmasa ka shkuar ky dokument”.

“Në vitin 2015 referohet gjithë dokumenti si në Kushtetutën e Republikës së Kosovës si në ligjet vendore të Kosovës dhe ndoshta është pikërisht dokumenti që e ka krijuar standardin që sot me kaq eufori përdoret nga kjo qeveri që patjetër Asociacioni duhet të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo

“Çka nuk dimë është çka ka ndodhur në tavolinën e bisedimeve sikurse në vitin 2013 e në vitin 2015 çka nëqoftëse pagesa asokohe e kosecioneve ka qenë shumë e shtrenjtë po ne nuk e dimë. Sepse e kam përshtypjen që sa herë ke punë me diplomaci të përmasave të tilla pak e hiç shihet për publikun dhe diskutimet që bëhen brenda dhomave nuk do të nihen asnjëherë”, ka deklaruar deputetja opozitare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy