Nuk ka pasur vota të mjaftueshme për të futur në rend dite shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
Kjo në mungesë në kuorumit.
Kundër kësaj kërkese të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte kryetrari i Kuvendit Glauk Konjufcca.
“Edhe mocioni i javës së kaluar edhe ky mocion është në shpërputhje me rregulloren dhe këta po kontestojnë që është urgjencë shkarkimi. Për me i trajtu palët e barabarta unë po e qes në votim, por unë do të votojë kundër, për arsye se mendoj që si kryetar i Kuvendit është kundër Rregullores së Kuvendit”, ka thënë ai.
“Për me rujt dinjitetin e Kuvendit unë do të votojë kundër kësaj është gabim”, tha ai.