Në raport progresin e KE për Shqipërinë, përmendet dhe evidentohet shembja me tritol e resortit “Prestige Resort” në Golem, pronë e sipërmarrësit që ka në pronësi edhe mediat News24, BalkanWeb, dhe Panorama
Në raport thuhet se shteti shembi shkatërroi një hotel në ‘pronësi të një biznesmeni të rëndësishëm dhe pronarin e një media të nivelit lartë’, me pretendimin që është shkelur ligji për ndërtimin, dhe pa pritur përfundimin e shqyrtimit gjyqësor
“Në Dhjetor të vitit 2022, shkatërrimi nga institucione shtetërore, e një hoteli në pronësi të një biznesmeni të nivelit lartë dhe pronar i mediave të rëndësishme në Shqipëri, me pretendimin që është shkelur ligji për ndërtimin, pa pritur shqyrtimin gjyqësor, ka krijuar polemika dhe diskutim publik të nxehtë”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.
Shembja e “Prestige Resort me tritol dhjetorin e kaluar, u pasqyrua gjerësisht edhe në median ndërkombëtare dhe komentua nga institucionet ndërkombëtare, të cilat theksonin faktin se hoteli ishte pronë e një pronari mediash dhe që shembja e objektit, u krye ndërsa gjykata ende nuk kishte filluar shqyrtimin e çështjes. Ky veprim shkaktoi edhe reagimin e shoqatave të biznesit, të cilat shihnin tek ai një goditje të fortë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes së lirë.