BKS-ja vjen me aplikacion për gjenerimin e certifikatës së historisë të sigurimeve

by engel

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lansuar edhe një aplikacion shumë të rëndësishëm, atë të mundëson gjenerimin certifikatës se historisë së sigurimeve.

Përmes këtij aplikacioni në një kohë shumë të shkurtë, duke paguar 30 euro ju mund të merrni certifikatën e historisë së sigurimeve e cila është shumë e domosdoshme për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

banner

Aplikacioni mundëson gjenerimin certifikatës se historisë së sigurimeve e cila kërkohet nga kompanitë e sigurimeve jashtë Kosovës në mënyrë që mund të përfitojnë zbritje të premisë së sigurimi nëse klienti vërteton se ka histori të sigurimeve.

Në certifikatë listohen policat të cilat klienti i ka pas në diskoni për automjetet e tij, ku shfaqet automjet, periudha e sigurimit dhe kompania e sigurimit që ka lëshuar sigurimin. Këto certifikata munde të lëshohen në këto gjuhë të huaja Anglisht, Gjermanisht, Italisht dhe Frëngjisht. Çmimin për certifikatës se historisë së sigurimeve është 30€.

Gjithashtu në ditët në vijim Byroja Kosovare e Sigurimit do ta lansoj edhe një modul tjetër po ashtu shumë të rëndësishëm të verifikimit të së kaluarës së automjetit kundrejt një pagesë prej 20 euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy