Shefat e CIA-s dhe Mossad-it u takuan me kryeministrin e Katarit në Doha për të diskutuar parametrat e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një pauzë në luftime, tha një burim i informuar për takimin për Reuters.
Takimi trepalësh mblodhi të tre palët së bashku në një tryezë në kohë reale për të përshpejtuar procesin, tha burimi, shkruajnë mediat e huaja,
Kjo ndodhi pasi ndërmjetësuesit e Katarit takuan zyrtarë nga zyra politike e Hamasit mbrëmë.
Katari, ku janë vendosur disa liderë politikë të Hamasit, ka udhëhequr përpjekjet për të ndërmjetësuar ndërmjet Hamasit dhe zyrtarëve izraelitë për lirimin e pengjeve.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Hamasit takuan sot në Kajro kreun e Shërbimit Informativ të Përgjithshëm të Egjiptit, Abbas Kamel.
Delegacioni përfshinte udhëheqësin politik Ismail Haniyeh dhe ish-shefin Khaled Meshaal.