Dodikut s’i pëlqen që Komshiq e Beqiroviq takuan Kurtin në Paris: Po provokojnë qëllimshëm

by Nexhat

Presidenti i “Republika Srpska” Milloard Dodik për agjencinë e lajmeve “Srna” ka folur për takimin që Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq kanë pasur në Paris me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Sipas të sanksionuarit të SHBA-së, një takim i tillë “paraqet kërcënim të drejtpërdrejt për sovranitetin e Bosnjës dhe një akt të drejtpërdrejt të shkatërrimit të Bosnje e Hercegovinës”, shkruan Sarajevo Times

Dodik ka thënë në këtë mënyrë Komshiq dhe Beqiroviq tregojnë se “janë të gatshëm të njohin atë që Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh”, dhe ka akuzuar dy politikanët se takimi i tyre me Kurtin “është një nga provokimet e paramenduara”.

Sipas tij, ata “po ndërhyjnë në punët e brendshme të Serbisë”

Njeriu që gjendet në listën e zezë të SHBA-së ka thënë se “Republika Srpska” “kurrë s’do të pajtohet me një gjë të tillë pavarësisht nga qëndrime te politikanëve të Bosnjës”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy