Futbollistët e Izraelit po përgatisin një paraqitje të paprecedentë për ndeshjen ndaj Kosovës, porosia erdhi nga kreu i shtetit

by Nexhat

Ekipi përfaqësues i Izraelit niset sot (e premte) për në Kosovë, ku të dielën do të luajë kundër Dardanëve në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024 dhe izraelitët e shohin takimin shumë më të rëndësishëm se një lojë futbolli dhe për këtë kanë përgatitur një paraqitje të veçantë.

Gjegjësisht, sipas mediave vendase izraelite, futbollistët do ta shfrytëzojnë këtë vizitë për të dërguar një mesazh për ngjarjet gjatë rrethimit të Gazës.

banner

Në përgatitje për udhëtimin, Federata e Futbollit të Izraelit është pajisur me paketa të mëdha që përfshijnë materiale promovuese, në mënyrë që të përfitojë nga skena ndërkombëtare për prezantime materiale në seancat stërvitore, konferenca shtypi dhe ndeshje.

Këtu përfshihen, ndër të tjera, dhjetëra foto të izraelitëve të rrëmbyer, duke përfshirë postera dhe bluza speciale që lojtarët do të veshin me fjalët “Zemra jonë është e bllokuar në Gaza”.

Madje, izraelitët morën miratimin për të mbajtur një minutë heshtje në kujtim të të vrarëve në dy ndeshjet e ardhshme “në shtëpi” në Hungari kundër Zvicrës dhe Rumanisë.

Izraeli aktualisht renditet i treti në Grupin I në kualifikuese, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ata ende kanë një shans real për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy