Hovenier tregon veprimet që Kosova dhe Serbia duhet t’i ndërmarrin me urgjencë

by Nexhat

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura.

Sipas tij kjo është rruga që Prishtina dhe Beogradi duhet ta ndjekin pa parakushte dhe vonesa të mëtejme.

“Nëse shihni çfarë Miroslav Lajçak ka thënë dhe nëse shihni qëndrimin e tre krerëve evropianë, Scholz, Macron dhe Meloni, shihni pritshmëritë që Kosova ka për të bërë disa gjëra me urgjencë, përfshirë themelimin e Acoscioanit të Komunave me Shumicë Serbe”, është shprehur Hovenier për Atlantic Council, .

“Po ashtu Serbia ka për të bërë gjëra me urgjencë. Ajo duhet të veprojë sipas zotimeve nga Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit”.

Hovenier ka folur për edhe agresionin e 24 shtatorit në Banjskë dhe organizatorin Milan Radojçiq për të cilin ka deklaruar se qëndrimi i Amerikës është që ai dhe pjesëmarrësit tjerë duhet mbajtur përgjegjës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy