I shoqëruar nga bashkëshortja, kryeministri Kurti publikon pamje nga pritja që ia bëri Macron në Elysee

by Nexhat

Me ftesë të presidentit të Francës Emmanuel Macron, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris për pjesëmarrje në ”Forumin e Paqes”. Pak para hapjes së Forumit, kryeministri Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka ndarë pamje teksa është pritur nga presidenti Macron dhe Zonja e Parë e Francës.

Pamjet i ka publikuar në profilin e tij në “X”, teksa pritja është bërë në Pallatin Élysée në Paris.

banner

“Kënaqësi për t’u pritur sonte në Pallatin Élysée nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, përpara hapjes së edicionit të 6-të të Forumit të Paqes në Paris”, shkruan Kurti,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy