Rajoni i Pejës shpejt me shtëpi të re për të rinjtë – financohet nga Ambasada e SHBA në bashkëpunim me Komunën dhe NGN

by Nexhat

Next Gen Networks Institute ka njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Pejës për shfrytëzimin e Qendrës Rinore në Vitomiricë të Pejës që do të ngritët në qendër inovacioni që do të shfrytëzohet nga të rinjtë e të gjitha komuniteteve.

“Projekti “Building Youth Innovation in Vitomirica” me shtytjen dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve në fushën e teknologjisë informative, mbështjetjen e start-up-eve inovative, zhvillimin e kreativitetit tek të rinjtë dhe mentorimin e tyre, si dhe krijimin e një hapësire punuese për të gjithë duke përfshirë të gjitha komunitetet” njofton NGN.

banner

Njoftimi i plotë

Komuna e Pejës në bashkëpunim me organizatën NGN kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e objektit të Qendrës Rinore në Vitomiricë për të ngritur një qendër inovacioni të shfrytëzueshme për të rinjtë e të gjithë rajonit të Pejës. 

Projekti “Building Youth Innovation in Vitomirica” me shtytjen dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve në fushën e teknologjisë informative, mbështjetjen e start-up-eve inovative, zhvillimin e kreativitetit tek të rinjtë dhe mentorimin e tyre, si dhe krijimin e një hapësire punuese për të gjithë duke përfshirë të gjitha komunitetet.

Kjo marrëveshje është vetëm gurëthemeli i zhvillimit të qendrës inovative dhe bashkëpunimit mes Komunës së Pejës dhe NGN, gjithmonë me mbështetjen e partnerit tonë strategjik – Ambasadës së Amerikës në Prishtinë. Shumë shpejtë rajoni i Pejës do të ketë një shtëpi për të rinjtë dhe zhvillimin e tyre, ndërsa po bëhen përpjekjet e duhura për të revitalizuar qendrën sa më shpejtë që është e mundur, njëherit duke përqafuar teknologjinë më të re të 5G. 

Informatat të tjera rreth progresit do të publikohen me kohë, ndërsa stafi i NGN falenderon Pejën për hospitalitetin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Njëherësh falenderojmë edhe Ambasadën e Amerikës në Prishtinë e cila ka përkrahur idenë tonë dhe vazhdon të mbështesë të rinjtë e Kosovës në zhvillimin e tyre.

*Projekti financohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe NGN.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy