Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se 11,078 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve, duke përfshirë 4,506 fëmijë, raporton Reuters.
Kjo Ministri sipas AP’së, është një agjenci e qeverisë që kontrollohet nga Hamas dhe i vetmi burim për viktimat, raporton The Guardian.
Shifrat e dhëna nga ministria nuk ndajnë shifrat e civilëve dhe atyre të militantëve.
Ndërsa presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka sfiduar shifrat nga ministria e drejtuar nga Hamasi si të ekzagjeruara, Associated Press vëren se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Barbara Leaf, u tha ligjvënësve në fillim të javës se ishte “shumë e mundur” që numrat të ishin në fakt edhe më të larta se sa raportohej.